Suedia i jep Shqipërisë grantin prej 2.7 mln euro
Nëpërmjet kësaj marrëveshje kuadër, pala suedeze vë në dispozicion për programet dhe projektet që do të realizohen për periudhën 2009 – 2012 një kontribut në formën e grandit deri në 90 milion SEK për çdo vit.
TIRANE- - Suedia mbështet Shqipërinë dhe vë në dispozicion të projekteve të saj për peridhën 2009- 2012 një kontribut në formën e grandit rreth 2.7 milionë euro. Bashkëpunimi mes dy vendeve do të përqëndrohet në dy sektorë kryesorë; në Qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut si dhe në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve njerëzore dhe mjedisit.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Suedisë, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim (SIDA) u nënshkrua sot në ambientet e Ministrisë së Financave.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje kuadër, pala suedeze vë në dispozicion për programet dhe projektet që do të realizohen për periudhën 2009 – 2012 një kontribut në formën e grandit deri në 90 milion SEK për çdo vit ose rreth 2.7 milion euro në total.
Në emër të qeverisë shqiptare, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave. Zoti Ridvan Bode falenderoi qeverinë suedeze për ndihmën duke theksuar se kjo do të rrisë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në emër të palës suedeze përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes z. Joakim Stymne, Zv. Ministër për Bashkëpunimin për Zhvillim. Zoti Stymne garantoi mbështetjen e Suedisë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, realizimin e reformave si dhe rritjen e bashkëpunimit në mbështetje të këtij qëllimi.
(s.g/BalkanWeb)