Taksa detyruese dhe në pallatet e palegalizuara
Autori i Lajmit: Suela Topi
Çdo banor i një pallati qoftë ky edhe i palegalizuar do ti nënshtrohet ligjit “Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit”. Në bazë të këtij projektligji do të rregullohen të gjitha marrëdhëniet e bashkëpronësisë edhe në ato raste kur një banesë nuk është e legalizuar. Drejtoresha e Politikave dhe Strehimit në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Doris Andoni ka shpjeguar dje në Komisionin e Ligjeve se ky draft nuk jep kompetenca më tepër nga çfarë i takojmë për rregullimin e marrëdhënieve të bashkëpronësisë. “Nëse objektet nuk janë legalizuar ligji nuk merr përsipër legalizimin e tyre apo regjistrimin në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ligji përcakton vetëm regjistrimin e aktit të bashkëpronësisë në rastet kur prona është e zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe është konform rregullave të regjistrimit. Në rastet e objekteve që nuk janë regjistruar, në ZRPP synohet vetëm të rregullohen marrëdhëniet e bashkëpronarëve të ardhshëm ose potencial, ata që i shfrytëzojnë banesat, pra i kanë de fakto por jo de jure”, - shpjegon ajo. Pra ligji i ri i propozuar nuk merr përsipër të rregullojë marrëdhëniet juridike të pronësisë për efekt regjistrimit të tyre në ZRPP por vetëm çështjet e administrimit të këtij objekti. Andoni sqaroi më tej se nëse një objekti i është dhënë leja për ndërtim me një kooficient të caktuar shfrytëzimi, atëherë studimi duhet të përcaktojë dhe se çfarë ndodh me territorin përreth, nëse ai do të jetë pjesë e pronës publike apo i mbetet territor shfrytëzimi bashkëpronësisë. “Në rast se është kjo e fundit atëherë rregullohet sipas këtij ligji, nëse mbetet pronë publike atëherë është bashkia që ka kompetenca të plota për ta administruar territorin”, - tha ajo.
Ndërtesat e paregjistruara
Për ndërtesat e paregjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme por që përdoren nga porositësit e tyre, garant për zbatimin e këtyre rregullave, pra për pagimin e taksave, caktohet shoqëria ndërtuese dhe në rast falimentimi të saj, kryetari i bashkisë apo komunës. Ky saktësim bëhet në nenin 41 të draftit të ardhur nga MPPTT-ja. Në pikën 2 të tij thuhet se shoqëria ndërtuese detyrohet që në kontratën e sipërmarrjes të verë si aneks rregulloren e bashkëpronësisë për ndërtesën. “Shoqëria ndërtuese disponon fondin e garancisë së administrimit të bashkëpronësisë dhe nuk ka të drejtë t i japë porositësit çelësin e banesës, nëse ky i fundit nuk depoziton një paradhënie me vlerën e tarifës 3- mujore të administrimit”, - thuhet në ligj. Ndërkohë që saktësohet se shuma e nevojshme për administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës së banimit deri në kalimin gradual të pronësisë tek blerësi, i quajtur fondi i garancisë, nuk mund të jetë më pak se 25 për qind e shpenzimeve vjetore të administrimit të ndërtesës së banimi. Ky fond ngurtësohet në një llogari bankare, në çastin e pajisjes së kërkesës për leje shfrytëzimi. “Për ato njësi të veçanta të kontraktura para hyrjes në fuqi të këtij ligji, shoqëria ndërtuese nuk i pajis porositësit me certifikatat e regjistrimit nga ZRRPP-ja nëse ata nuk parapaguajnë tarifën e administrimit”, - thuhet më tej në ligj. Përjashtohen nga detyrimet e këtij ligji subjektet e shpronësuara, banesat e të cilave përdoren me qira nga qiramarrësit. Deri në çastin e dorëzimit të ndërtesës pronarit, këta qiramarrës përmbushin detyrimet që rrjedhin nga ky ligj për pagimin e shpenzimeve për administrimin e ndërtesës. Ligji sanksionon qartë se çdo pronar nuk mund të shesë apo japë me qira hyrjen e tij nëse nuk zotohet të shlyej detyrimet. Një tarifë fikse do të paguhet çdo muaj nga çdo familje e pallatit. Ajo do të jepet me detyrim edhe në rastet kur pronari i shtëpisë nuk banon më aty, e ka dhënë banesën e tij me qira, apo është larguar jashtë vendit. Do të jenë vetë banorët e ndërtesës ata të cilët do të caktojnë sa do të jetë tarifa, kush do ta administrojë pallatin, cili do të merret me mirëmbajtjen e pjesës së përbashkët. Duke krijuar atë që në ligj quhet “Asambleja e bashkëpronarëve”, ata do të vendosin për buxhetin dhe paketën e administrimit të ndërtesës njëherë në vit. Vendimet e Asamblesë së Bashkëpronarëve do të merren me shumicë votash. Ndërkohë që do të jenë bashkitë ato që do të inspektojnë mirëmbajtjen e pallateve dhe do të vendosin sanksione në rast shkeljesh.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009