Ndalohet në Portin e Vlorës 27 vjeçarja, falsifikonte viza
Durrsakja rezultonte e kërkuar nga policia pasi ishte dënuar për falsifikim vizash. Ndalimi u bë sot në pikën kufitare të portit të Vlorës, ku 27 vjecarja kishte zbritur nga një prej trageteve, që përshkojnë linjën detare me Italinë
VLORË-Kthehet nga Italia për vizitë në atdhe, por përfundon në pranga në Portin e Vlores pasi kërkohej për falsifikim vizash. Burime zyrtare të policisë kufitare të portit të Vlorës, bënë të ditur se "Vera Daiu, 27 vjeç, që po kthehej nga Italia, u ndalua sot gjatë kontrollit të dokumenteve". Daiu nga qyteti i Durrësit rezultonte e kërkuar nga policia pasi ishte dënuar për falsifikim vizash. Ndalimi u bë sot në pikën kufitare të portit të Vlorës, ku 27 vjecarja kishte zbritur nga një prej trageteve, që përshkojnë linjën detare me Italinë. Ajo ishte larguar për në Itali, duke i shpëtuar ndjekjes së policisë.
Të njëjtat burime bënë të ditur se 27 vjeçarja do të përcillet për në komisariatin e policisë në Durrës, ku do të zhvillohen edhe procedurat e vuajtjes së dënimit.
(d.b/BalkanWeb)