E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton marreveshjen me KFW per projektet ne infrastrukture

Tirane 9 mars 2011 NOA 8211 Qeveria miratoi sot ne parim marreveshjen e bashkepunimit financiar me Banken Gjermane te Zhvillimit KFW per realizimin e projektit Fondi i investimeve sociale faza IV qe lidhet me investimet ne infrastrukture furnizimin me uje kanalizimet dhe rruget rurale. Ky projekt ka per qellim rehabilitimin rindertimin dhe ndertimin e sistemeve te ujesjellesve te sistemit te kanalizimit te ujerave te zeza te rrjetit rrugor rural etj8230 Kryeministri Berisha beri me dije gjate mbledhjes se qeverise se Sot miratojme nje fond 29 milion euro per Fondin Shqiptar te Zhvillimit ku ne teresi keto projekte te financuara kryesisht nga Banka Gjermane e Zhvillimit se bashku me bashkimin me kete fond perbejne rreth 66 milion euro nga te cilat 19 milion jane falas grant. Kjo banke eshte nje nga financuesit kryesor te infrastruktures ne Shqiperi dhe gjej rastin ti shpreh mirenjohjen e thelle asaj dhe qeverise gjermane.

Projektet ne fjale do te shtrihen ne qarqet Shkoder Diber Kukes Korce Berat Gjirokaster Fier Vlore Sarande e Lezhe. Por qeveria shqiptare do ti kushtoje nje kujdes te vecante projektit per liqenin e Ohrit ne Pogradec.

Ne menyre te vecante do te theksoja rendesine e madhe te projektit per liqenin e Pogradecit. Faktikisht financimet e kesaj Banke natyrisht edhe me pjesemarrjen e buxhetit po bejne qe kjo zone nevralgjike per turistet ne vend 8211 duhet te dini se Pogradeci vitin e kaluar ka pasur dyndjen turistike me te madhe ne histori nje rritje e shkelqyer e nje masivitet ne turizem 8211 me projektet e ndermarra krijojne sistemin me modern te kanalizimeve furnizimit me uje trajtimit te ujerave te zeza. Kolektori do te shtrihet nga Lini ne Tushemisht. Faktikisht bregu i liqenit te Ohrit eshte nder me te pastrit tha kryeministri Berisha.

Shefi i qeverise i kerkoi ministrit te Turizmit qe te behet perpjekje ne bashkepunim me UNESCO-n per ta perfshire edhe bregun shqiptar te ketij liqeni ne trashegimine natyrore boterore.

Zoti minister i Kultures eshte shume e rendesishme te bejme cdo gje qe edhe bregun shqiptar sepse bregu tjeter maqedonas eshte ne trashegimine natyrore boterore te UNESCO-s ta perfshijme ne kete trashegimi. Ministria e kultures te beje gjithcka me UNESCO-n per ta perfshire ne trashegimine natyrore boterore sepse ky liqen nuk ka vetem nje breg ka dy brigje. Natyrisht eshte bregu ne regjistrat por eshte edhe qyteti por jane te shkeputura. Per kete do tu japesh udhezime vartesve te tu qe te nisin punen. Turizmi eshte dhe mbetet pasioni yt kryesor dhe ne nuk duhet te injorojme as edhe nje potencial turistik. Per me teper qe liqeni i Ohrit eshte legjenda e vertete e liqeneve te Europes dhe botes nenvizoi shefi i ekzekutivit.

mit/NOA

Lajme te ngjashmePS Shqiptaret nuk e votojne me kurre SaliunBerisha Nderime gjenise krijuese te Dritan elesKryeministri Berisha Arsimimi eshte leva e Arkimedit per ShqiperineBerisha-Imzot Paglia Hetim i paanshem i 21 janaritDelia i dorezon Berishes ftesen e Berluskonit per Ekspo Milano 2015 LidhjeBanken Gjermane te Zhvillimit KFW furnizimin me uje investimet ne infrastrukture Kryeministri Berisha marreveshjen e bashkepunimit financiar projektit per liqenin e Ohrit ne Pogradec

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›