E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia shpreh shqetësimin për situatën në Iran

Stokholm - Suedia thirri sot ambasadorin iranian në vend për t’i shprehur shqetësimet lidhur me tensionet pas zgjedhjeve të javës së kaluar. Suedia, vendi që do të marrë presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik, shprehu shqetësimin e saj për ngjarjet në Iran pas zgjedhjeve si dhe për kufizimet e diktuara nga autoritetet vendase mbi median.

Ndërsa Republika Çeke, presidentja e radhës së BE-së, u bëri thirrje dje vendeve evropiane të shqyrtonin mundësinë për të thirrur shefat e misioneve diplomatike iraniane në Evropë, për të protestuar ndaj dhunës, që pasoi zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit në Republikën Islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›