Rrudhet Kosova

Vendet fqinje kufitare janë duke e tkurrur territorin e Kosovës nëpër të gjitha anët. Kështu mendon Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti beson se problemet kufitare i kanë rrënjët në marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, të nënshkruar ndërmjet palës serbe dhe KFOR-it.
Më 9 qershor të vitit 1999, gjeneralët serbë me gjasë i kanë kontrabanduar hartat e tyre si valide në këtë marrëveshje, në të cilat Kosova ka kufij të tjerë. Harta topografike e Kosovës, që është aprovuar në Kumanovë, e ku spati të ftuar asnjë shqiptar, nuk përputhet me kufijtë e Kosovës sipas Kushtetutës së vitit 1974, tha Albin Kurti në një konferencë për shtyp të mbajtur të enjten.
Përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë kritikuar qeverinë që, sipas tyre, vazhdimisht po lëshon pe në dëm të vendit, me qëllim që të tërheqë sa më shumë njohje dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me vendet fqinje.
Duket qartë se për të vendosur marrëdhënie diplomatike me fqinjët, Qeveria e Kosovës u jep atyre territore mijëra hektarësh, tha Kurti.
Ai tha se vendet fqinje të Kosovës, përveç hapësirës tokësore, në shënjestër kanë vënë pikat strategjike ushtarake e që janë kuotat e larta malore si dhe burimet e ujit.
Kurti ka kritikuar politikanët, duke thënë se ata po garojnë për pozitat e tyre, duke vendosur në plan të parë interesat personale, pavarësisht asaj që Kosova po humb pjesë të rëndësishme të territorit.
Në këtë mënyrë politikanët po garojnë për postet e tyre për të fituar më shumë para përmes votave të qytetarëve, ndërkohë që Kosova po humb territore.
Lëvizja Vetëvendosje prezantoi harta dhe të dhëna tjera që flasin se mijëra hektarë të territorit të Kosovës janë të uzurpuara ose pretendohen nga vendet fqinje, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Kurse aktivisti tjetër, Liburn Aliu tha se përveç kontesteve të tjera të mirënjohura territoriale siç janë në Debëllde të Vitisë e në Karaçevë të Dardanës, qindra hektarë do tia marrë Maqedonia Kosovës edhe në fshatin Restelicë të Sharrit.
Kufiri nga viti 1971 ka qenë mu në pikën ku bashkohen dy lumenj, mirëpo Maqedonia ka plane që të krijojë një liqe artificial aty dhe për pasojë humbet shumë territor. Në vitin 1971 i janë dhënë Maqedonisë 10 000 hektarë dhe tash edhe qindra të tjerë, tha Aliu.
Sipas Vetëvendosjes, Kosova humb territore edhe në Bjelluhë, Lici, Vaganicat, Livadhet e Bukura, Qafa e Dasmorëve, Qafa e Murgashit te Gropa e Madhe e Bogajve. Mali i Zi i ka afruar shumë patrullimet e policisë në këto zona, për të cilat ka pretendime të hapura. Në Radavc-Jabllanicë rrezikojmë ti humbasim qindra hektarë kullosa, tha aktivisti Muhamet Nikçi.