Urdhër i posaçëm për bonot e privatizimit
05/11/2009 Pas votimit në Kuvend ekspertët hartojnë procedurën e kthimit
Ish-të përndjekurit, apo personat e tjerë, të cilët nuk arritën të marrin në dorë bonot e privatizimit në vitin 1995, do të kenë mundësinë që në fillimin e vitit të ardhshëm t’i kenë në dorë. Ndërsa për këtë do të duhet që Ministria e Financave pas miratimit të projektligjit të shumëpërfolur të miratojë dhe procedurat konkrete të ndarjes së tyre. Po kështu pritet të veprohet dhe për bonot, të cilat u janë bllokuar kompanive që operuan me to. Burimet kanë bërë të ditur se janë dhe rreth 5 mijë kreditorë të fondit e njohur “Anglo-Adriatika” që mund të përfitojnë nga kjo skemë. Ndërsa bonot mësohet se ndodhen në ish-bankën e kursimeve, Reiffesisen Bank.
Ekspertët bëjnë të ditur se ligji i ri ka ardhur si pasojë e mungesës së kompetencave nga sistemi i vitit 1995. “Fondi që ka operuar në vitin ’95 nuk ka pasur licencën e duhur për të mbledhur dhe investuar bonot e privatizimit”, shprehen ekspertët. Ndërkohë që pritet që bonot e privatizimit të shiten në tregun valutor ose të përdoren nga poseduesit e tyre në procesin e legalizimeve duke mbyllur kështu përfundimisht ciklimin e tyre. Ekspertët theksojnë se rikthimi i bonove ka qenë dhe në programin elektoral të Partisë Demokratike. Ndërsa vetëm pasi ligji të miratohet në Kuvend Ministria e Financave do të propozojë urdhëresën përkatëse për t’i dhënë autorizimin bankave të nivelit të dytë, në të cilat janë të bllokuara bonot, të shpërndajë ato tek zotëruesit.
Projektligji
Projektligji më i ri i Ministrisë së Financave i jep të drejtën e menaxhimit të të gjithë procesit, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si i vetmi institucion kontrollues mbi fondet e investimeve. Por, ajo që është më e rëndësishme, është që ligji i ri me të hyrë në fuqi do t’u kthejë të gjitha bonot e privatizimit kreditorëve, të cilët i kanë investuar në tre fondet që operonin në treg në vitet ‘95, ku më i njohuri mbetet “Anglo-Adriatika”. Në projektligj parashikohet si hap i parë, rishpërndarja në duart e pronarëve, që do të bëhet përmes një udhëzimi të ministrit të Financave. Më pas, këto do të mund të përdoren në tregun e legalizimeve, duke i shitur në një fond që mund të bëjë një kolektivizim, apo duke blerë objekte informale. Ligji parashikon gjithashtu dhe funksionimin e shitblerjes së aksioneve. Por në këtë rast nuk do të flitet vetëm për bonot e privatizimit, por dhe të titujve të pronësisë shitblerja e të cilave kërkon një ligj të posaçëm. Megjithatë, deputetë të mazhorancës shprehen se dhe në seancën e Parlamentit nuk pritet ndonjë e papritur dhe se drafti do të kalojë pa ndryshime të tjera.