E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suhareka vazhdon festën për Ditën e Çlirimit

Suhareka shënoi 13 vjetorin e çlirimit. Për nder të kësaj feste të enjtën janë organizuar aktivitete të ndryshme në këtë qytet.

Kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi tha se Dita e Çlirimit është njëra nga datat më të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune. Ai i ka ftuar të gjithë, që së bashku të punojnë edhe më shumë në përmisimin e jetës në këtë komunë, transmeton PrizrenPress

Për nder të Ditës së Çlirimit në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” është mbajtur edhe një akademi solemne në të cilën janë ndarë shumë mirënjohje.Mirënjohja më e lartë “ Ëmblema e Artë” iu nda prof. Ramadan Shalës.

Në kuadër të festës në Suharekë është hapur edhe Muzeu Edukativ. Vizitorë të shumtë kanë vizituar ekspozitën e parë me fotografi nga lufta e lavdishme e UÇK-së, e cila u hap në lokalet e këtij Muzeu.

Tri organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ndërkaq së bashku me një delegacion të Komunës kanë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›