Sukaj fiton vendin si titullar tek Ismaily
Pas një gjysmë sezoni të dështuar në kategorinë e dytë turke, tashmë shkodran, Xhevahir Sukaj, nis ringritjen. I transferuar në kampionatin egjiptian, ish-talenti i Vllaznisë, synon të fitojë një vend si titullar në një prej skuadrave më të njohura të këtij vendi, Ismaily. Pas debutimit të vonuar (një javë më parë) për shkak dokumentacioni, në ndeshjen e fundit ai është integruar në formacionin bazë. Ekipi Ismaily barazoi 1-1 në fushën e vet ndaj Al Masry. Sulmuesi shkodran luajti 90 minuta si titullar. Pas problemeve që pati në fillim me dokumentacionin, që do vinte nga Turqia, duket se shkodrani ka fituar përfundimisht besimin e trajnerit dhe tani pritet që edhe ndeshjen e ardhshme në transfertë kundër Petrol Asyut, Sukaj të luajë si titullar.
#