Sukaj, shumë pranë firmës me Gençlebirligi
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare U-21, Xhevahir Sukaj, shumë shpejt mu-nd të bëhet pjesë e skuadrës turke të Gençlebirligi OFTAS.
JETMIR HALILAJ
Lojtari do të niset sot drejt Turqisë për të biseduar me drejtuesit e kësaj skuadre dhe ka shumë gjasa që të hënën të nënshkruajë për këtë skuadër. Lajmin e ka pohuar vetë futbollisti për "Panorama Sport", por ai nuk ka preferuar të saktësojë emrin e skuadrës me të cilën është gati të firmosë. "Më kërkojnë tre klube turke dhe unë nesër (sot) do të udhëtoj drejt Turqisë për të biseduar me përfaqësuesit e këtyre skuadrave. Nuk mund të them shumë detaje, sepse asgjë nuk është vendosur deri tani", ka thënë futbollisti. Burime të afërta pranë Sukajt, bënë të ditur se ai kërkohet me ngulm nga Gençlebirligi OFTAS, skuadër që e vëzhgon për një kohë të gjatë futbollistin e Vllaznisë. Lojtari është kërkuar edhe nga disa skuadra të tjera, madje edhe nga klube gjermane, por ai ka zgjedhur kampionatin turk për të ardhmen e tij.
Turqia
Për Xhevahir Sukaj interesohen edhe disa skuadra të njohura gjermane si Kaizerslautern, Koblenz apo Fraiburg, por lojtarin e kanë joshur më tepër ofertat nga Turqia. Ai ka sqaruar edhe motivet se përse dëshiron më tepër kampionatin turk. "Kampionatin gjerman e duan të gjithë, madje edhe unë, por atje unë nuk mund të nënshkruaja kontratë njëvjeçare. Unë mendoj se kam nevojë që në eksperiencën time të parë jashtë Shqipërisë të luaj në një klub të nivelit të mirë, por të mund të aktivizohem rregullisht dhe mendoj se shanset më të mëdha në këtë aspekt i kam në Turqi. Nëse gjërat shkojnë mirë, duke marrë parasysh edhe kontratën 1-vjeçare, atëherë do të jem më i pjekur dhe më i gatshëm për të përballuar me sukses një kampionat të fortë, siç është Bundesliga gjermane, ka thënë Sukaj.
Shkëlqimi
Gjatë dy sezoneve të fundit, Xhevahir Sukaj ka qenë padyshim një ndër të rinjtë më të spikatur të kampionatit shqiptar. Këtë e konfirmoi edhe në ndeshjen e së enjtes në mbrëmje Koper-Vllaznia 1-2, ku shënoi dy golat që i dhanë fitoren në transfertë ekipit shkodran. Ndeshja ishte e vlefshme për turin e parë paraeliminator të Kupës UEFA dhe 21-vjeçari ndihmoi ekipin e tij që të merrte një rezultat të shkëlqyer, duke i shtuar mundësitë kuqebluve që të kalojnë në turin tjetër. Sukaj është vëzhguar në këtë ndeshje nga disa menaxherë të klubit turk dhe ata janë bindur se shqiptari, mund t'i shërbejë shumë në të ardhmen skuadrës së Gençlebirligi OFTAS.