E Diel, 1 Nëntor 2026

Plasin bastet: Karla Bruni do të zhvishet përsëri

Karla Bruni nuk do të mund të rezistojë pa pozuar nudo, me këtë opsion Paddy Pouer, bastvënës irlandez, propozon shumëfishimin 20 herë të bastit për vipat e ardhshëm që pozojnë topless. 

Opsioni i parë është modelja Kate Moss, e propozuar me 7 herë më shumë. Me 11 herë, pretendohet se do të pozojë nudo Paris Hilton. Amy Winehouse e ka çuar në 13 herë bastin dhe Naomi Campbell në 18 herë. Basti më i madh i vendosur nga "artdashësit" dhe njohësit e vipave është vënë për zonjën e parë të Francës, znj. Sarkozi apo e njohur ndryshe Karla Bruni. Për të pjesa më madhe kanë vënë bast 20 herë mbi shumën fillestare që do të vendoset. Tashmë fotografët janë bërë gati të ndezin blicet e aparateve dhe të fotografojnë vipet topless në plazhe, qoftë edhe fshehurazi, për të fituar paratë që nuk janë aspak shuma të vogla. Kush e di se kush do të fotografohet topless prej tyre dhe sa para do t'u sjellë bastvënësve dhe fotografëve. Ofertat janë ende hapur. Kate Moss për verën 2008 është zhveshur një herë, por për të pasur një topless të dytë bastet janë në lojë. Hilton dhe Winehouse pritet që herë pas here të provokojnë skandale dhe loja ka nisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›