Sulmohet nga kanguri, e shpëton qeni
Një grua australiane është gjendur në një situatë të keqe, kur përballë fytyrës së saj qëndronte një kangur aspak miqësor.
65-vjeçarja kishte shkuar të kontrollonte kuajt e saj në fermën afër Mudgee (tre orë larg Sidneit), kur ekzemplari dy metrash i ishte hedhur sipër, duke e goditur fort me putrat e para. Ai që e shpëtoi ishte qenushi i saj, i cili ishte hedhur në mbrojtje të pronares duke sulmuar kangurin shumë herë më të madh se ai vetë. Ngjarjen e ka treguar djali i viktimës, Darren Neal. Nuk mund të thuhet se çfarë e kishte shkaktuar tërbimin e kangurit, por sipas djalit të Rosemarisë, viktimës, e ëma nuk do të ishte në jetë nëse nuk do të kishte ndërhyrë qenushi. Rosemari Neal u shtrua në spital me plagë në fytyrë, kraharor dhe krahë.