Fëmija hero, 4 ditë në pus
Një fëmijë tetëvjeçar ka arritur të mbijetojë katër ditë pa ngrënë dhe pa pirë, pasi kishte rënë në një pus nëntë metra të thellë, ndërsa luante me një balonë.
Ngjarja ka ndodhur në Brazil, në zonën Goias. I shpëtuar rastësisht nga zjarrfikësit, vogëlushi ishte në gjendje konfuze dhe i dehidratuar, por megjithatë mjekët e kanë konsideruar mjaft të kënaqshme gjendjen e tij shëndetësore e psikike me gjithë atë që kishte kaluar, katër ditë e katër net në fund të një pusi pa pasur askënd afër. Fëmija kishte qenë duke luajtur vetëm dhe askush nuk e kishte menduar se ku mund të kishte përfunduar. Tani për tani vogëlushi është shtruar në spital, por mjekët thonë se nuk mund të përcaktojnë sa ditë apo orë do të qëndrojë aty, por patjetër derisa ai ta marrë veten plotësisht. Fëmija ka mundur të tregojë vetë historinë se si kishte rënë në pus, në një zonë të dendur me të mbjella, drithëra e perime, ndërsa luante duke ndjekur balonën e tij. "Djali më tha se ka recituar dy herë lutjen e Biblës dhe se kishte shpresa të plota se do ta gjenin në kohën e duhur. Eshtë treguar një hero", tha e ëma e cila ka rrëfyer për shtypin vendas se kishte besuar ato ditë që djalin ia kishin rrëmbyer. Bashkë me të shoqin ata kishin vendosur foton e të birit në të gjitha pikat ku shitej bukë, në dyqanet e veshjeve ato elektronike e kudo.