E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emiratet", lind hoteli me shtatë yje

Një hotel ka lançuar pushimet e para miliona dollarëshe. Pallati Emiratet, në Abu Dhabi është vlerësuar si hoteli i parë në botë me shtatë yje dhe ka mbledhur së bashku një paketë shtatë ditore që do të kushtojë 500 000 sterlina për çift. 

Dhomat janë 680 metra katrorë me tre suita të vijëzuara me mermer dhe ar, me abazhurë kristali, pajisje elektronike plazma, dhe shërbim në dhomë 24 orë. Paketa përfshin ushqimin dhe pijet në 13 baret e restorantet e hotelit. Ofrohen jahte dhe makina superluksoze me qira, mjafton të shtohen 200 000 sterlina. Hoteli ofron udhëtime në Bahrain, ku vizitorët mund të zgjedhin perlën e tyre personale, Jordani ku ofrojnë trajtime me minerale nga Deti i Zi dhe Iran, ku mund të zgjedhin tapetin personal persian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›