Sukaj, "xhevahiri" i Tiranes para Superkupes
Tirana pritet te "blindohet" ne sulm me nje lojtar cilesor, emri i te cilit nuk eshte bere publik, per shkak te negociatave qe po vazhdojne mes tij dhe drejtuesve te klubit. Megjithate, Xhevahir Sukaj pasi deshtoi ne proven me Hansa Rostok, konfirmohet se eshte ne bisedime me drejtuesit bardheblu. Trajneri Ilia Loncarevic deklaroi se duhet nje sulmues dhe nje mesfushor, per te arritur objektivin e sezonit, mbrojtjen e titullit kampion, por deri tani nuk eshte afruar asnje element i njohur si perforcim i veres. Sakaq, Patushi dhe Abilaliaj nuk kane firmosur kontratat e reja dhe mbetet pezull emri i ri i lojtarit qe do te forcoje sulmin dhe mesfushen e 24 here kampioneve te Shqiperise. Xhevahir Sukaj luajti pjesen e pare te edicionit te kaluar ne Turqi, me Gencirbilicin dhe u rikthye ne pjesen e dyte te kampionatit, tek Vllaznia e Shkodres. Sulmuesi, pas "divorcit" synoi qe te kalonte ne kampionatin gjerman, por pa ia dale mbane. Alternativa e vetme per sulmuesin mbetet kampionati shqiptare dhe Tirana, eshte skuadra ideale qe ia te vijoje karrieren ne edicionin e radhes. Nderkaq, edhe emri i Elvis Sines figuron ne listen bardheblu, si nje forcim per edicionin e ri. Drejtuesit e Tiranes, ne prag te ndeshjes se Superkupes se Shqiperise, e cila do te luhet me 16 gusht, deshirojne qe skuadra te kete perfunduar pune me merkaton dhe ne javen e fundit te pergatitjeve, per ndeshjen debutuese te edicionit te ri, qe per ironi fati i ka vene serish Flamurtarin, kundershtarin e Superkupes, te mos diskutohen asnje prej lojtareve. Kampionet ne fuqi do te rivalizojne ne edicionin e ri me dy ekipet qe kishin ne gare, gjate edicionit te kaluar Dinamon dhe Vllaznine. Me 23 gusht do te ngreje tiparin, Kampionati i 71-te Kombetar i Futbollit.