E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e veres, ndihen pasojat e "krizes"

Asnje ekip nuk eshte shquar gjate merkatos se veres, ndaj edhe edicioni i radhes pritet te jete pa surpriza. Ne gare per titull, pretendentet jane Tirana, Dinamo dhe Vllaznia, qe kane pesuar disa ndryshime te lehta, ne krahasim me vitin e kaluar. Teuta dhe Besa synojne qe te sfidojne nje prej tre pretendenteve, por kane pretendime edhe Flamurtari dhe Shkumbini. Ne Kategorine Superiore mbetet qe te shihet, se cila nga ekipet debutuese do te prezantohet me mire. Skenderbeu ka pasur probleme te shumta ende pa filluar gara, ku per te bindur trajnerin vlonjat Gerti Haxhiu, iu desh nje kohe e gjate. Sakaq, Gramozi ka ruajtur organiken e edicionit te kaluar dhe Laci e Kastrioti pretendojne se me kontingjentin aktual jane ne gjendje per te konkurruar. Merkatoja e veres, nuk ka pasur asnje blerje te bujshme.

Veliu

Mesfushori i Flamurtarit, Franc Veliu nuk eshte perfshire ne planet e trajnerit Josip Kuzhe, per ndeshjen e fundit miqesore me Qipron, per shkak te impenjimeve qe ka pasur ne Skoci, ku eshte provuar nga Selltiku. Pritet pergjigja para finales se Superkupes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›