Tirana kerkon shkeputjen, prove Lushnja
Tirana qe kryeson Kategorine Superiore do te luaje kete jave perballe Lushnjes, Dinamo perballe Apolonise dhe Vllaznia do te prese ne "Loro Borici" ekipin e Bylisit. Faza e trete do te ngreje siparin te shtunen, me ndeshjet e javes se 23-te. Ekipet kryesuese do te kene kalendar relativisht te lehte. Tirana qe drejtohet nga Agustin Kola, kerkon te arrije distancen me ndjekeset e saj. Agustin Kola pas barazimit 0-0, ne javen e kaluar me Lushnjen, eshte shprehur se ndeshja do te jete e veshtire edhe ne kryeqytet. "Nuk ka asnje ndeshje te lehte. Lushnja rrezikon renien dhe do te kerkoje te marre pike ne Tirane. Ndeshja do te jete e veshtire", - thekson Kola, i cili beson se ne drejtim ka grupin me te mire te lojtareve, c'ka shihet si epersi per te pretenduar titullin kampion. "Tirana perbehet nga lojtare cilesore. Repartet jane te konsoliduara dhe kemi besim se do te arrijme synimin ne fund, titullin kampion". Vllaznia ishte rivalja kryesore e Tiranes gjate dy fazave te para. Ne fillim te fazes se trete, eshte rreshtuar edhe Dinamo si ekip qe synon te mbroje titullin kampion. Nen drejtimin e Shkelqim Muces, Dinamo njeh vetem fitore. Kjo jave, do te shenoje edhe debutimin e trajnerit te ri te Vllaznise, Dervish Haxhiosmanovic .