Sukses i Erand Sojlit, gati shfaqja "Drejt Lirisë" në teatrin "Metropol"
Më shumë se se sa të ikësh përballja me situatën është gjithashtu kuptimi i fjalës liri. Kjo është sinteza e monodramës "Drejt Lirisë" me autor dhe aktor Erand Sojlin dhe regji të Robert Budinës e cila rivjen në skenën e Teatrit e Metropol për spektatorin në datat 6 dhe 7 . Për vetë Sojlin përpjekja e shqiptarëve është përpjekja përtej lirisë. Një shfaqje që për regjizorin Budina e realizon misionin e vet dhe e cliron spektatorin e vet.
Boshti qëndror i rrëfimit mbetet ikja e shqiptarëve dhe ëndrrat e parealizuara që shpesh mbeten në një valixhe lëvizëse. Me një interpretim të lartë profesional, me detaje shprehëse, me shumë gjetje regjisoriale përpara spektatorit lëvizin paralele të shumta, që hiqen nga autori-Sojli mes batues dhe situtës komike. Shfaqja është nderuar me çmimin Special "Mirënjohja" nga Kryetarit i Komunës së Gjilanit.