Sukseset e vizave dhe dështimet e statusit

Sipas tij, procesi i heqjes së vizave erdhi për shkak të reformave të shumta, ndërsa bllokimi i statusit të vendit kandidat, u bë nga opozita, e cila nuk dha votat e saj.
“Heqja e vizave ishte një akt i merituar për shqiptarët. Një vit më parë, ata që vendosën për t’i akorduar Shqipërisë, heqjen e vizave e morën këtë vendim mbi bazën e vlerësimit për reformat e thella të kryera nga qeveria. Ky vit fakton se vendimi ishte i drejtë dhe se qytetarët shqiptarë u sollën ndaj këtij akti madhor me përgjegjësi. Në tërësi, Shqipëria ka rekordet më të mira në Ballkan. Disa nga komplikacionet po shkojnë drejt zgjidhjes përfundimtare”, theksoi kryeministri.
Gjatë një konference të posaçme për shtyp, Berisha tha se opozita shqiptare ndryshe nga të gjitha opozitat në Evropë, bëri përpjekje të mëdha për të bllokuar procesin. “Një politikan në krye të opozitës bën çdo gjë për ta bllokuar këtë proces. Shqiptarët ishin me fat, sepse ky proces ndonëse bazohej në reforma të gjithanshme, nuk bazohej në ligje me 3/5-t që të mund ta bllokonte z, Rama, siç bllokoi çdo ligj, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me rrjetin rrugor, pra të jetës së qytetarëve, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me luftën kundër pastrimit të parave”, nënvizoi ai.
Berisha shtoi se “reformat kanë vijuar, përveç atyre ligjeve me 3/5-t që Rama i mban si plaçkë tregu për të dënuar çdo qytetar shqiptar, duke bllokuar statusin. Statusi u mor peng për interesa personale të pushtetit të z. Rama. Një akt që nuk e kanë bërë as në Serbi, një akt që nuk e kanë bërë as forcat ekstremiste”. “Nuk e di a do ta shpallë veten Kurban? Sido që ta shpallë, ai mbetet humbësi i pesëfishtë. Humbësi me 141 mijë vota që do të thotë me 19 deputetë më pak”, vijoi ai. /S.Ll/Start/
2011-11-08 13:20