Suksesi i Elvis Preslit vazhdon dhe 30 vjet pas vdekjes
Më shumë se 30 vjet pas vdekjes së tij, Elvisi vazhdon të fitojë para. Shumë njerëz besojnë se muzika e tij rok filloi në këtë studio të vogël të qyteti Memfis me 5 korrik 1954.
Elvis Presli ishte këtu kur realizoi regjistrimin e tij të parë "That's all right Mama."Kënga bashkonte Rhythm & Blues me muzikën Kantri, një zhvillim i rëndësishëm në fushën e rokenrollit.
"Unë punoj këtu çdo ditë, dhe çdo herë që e tregoj këtë histori kam emocione."- thotë Xhein UaitXhein Uait është guidë për vizitorët në studio. Ajo nuk kishte lindur ende kur Elvisi vdiq. Por ajo e admiron Preslin për rolin në krijimin e muzikës që pëlqejnë ajo dhe miqtë e saj.
"Brezi im e sheh atë si njeriun që e
filloi këtë rrymë muzikore. Muzika amerikane nuk do të ekzistonte po të mos
kishte Rhythm & Blues dhe muzikë Kantri."- thotë ajo
Fillimet e thjeshta të Elvis Preslit në këtë shtëpi në Tupelo të shtetit Misisipi ndihmon në ruajtjen e kujtimit te tij.Ai jetoi këtu deri në moshën 13-vjeçare,dhe ishte rebeli i vogël i një familjeje të varfër.
Elvisi i solli botës nga jugu rural atë që dikur ishte një stil i muzikës afrikano-amerikane.
Xhim Brauder, guidë turistike nga Memfis thotë se Elvisi arriti të krijonte një urë lidhëse në ndarjet racore.
"Elvisi nuk shihte ngjyrën. Ai i
trajtonte të gjithë njëlloj."- thotë ai
Kur ishte i ri, Elvisi e filloi eksplorimin e tij muzikor duke shkuar rreth e rrotull në lagjet afrikano-amerikane, thotë zoti Brouder.
"Ai largohej fshehurazi dhe shkonte tek kishat afrikano-amerikane për të dëgjuar muzikë, sepse i pëlqente ritmi.”
Ted Ounbi jep mësime të Kulturës së Jugut në Universitetin e Misisipit. Ai thotë se ajo që i tërheq njerëzit pas Elvis Preslit është edhe dëshira e tyre për të kujtuar energjinë që kanë pasur dikur në rini.
"Për shumë njerëz, Elvis Presli me
muzikën dhe jetën e tij, përfaqëson një kujtim të një kohe të bukur me muzikë
të mirë dhe disa nga emocionet që kanë ndjerë."thotë zoti Ounbi
Megjithëse ka pasur njerëz që e kanë imituar, Elvis Presli i vërtetë vazhdon t'i tërheqë njerëzit edhe sot.
Mijëra turistë vizitojnë Memfisin dhe Tupelon çdo vit, për të parë se ku ka jetuar dhe ku është bërë i famshëm Elvis Presli. //mm//