Moratoriumi i skafeve, Rama: Berisha e di detin govatë

Kryetari i PS-së, Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka sulmuar kryeministrin Berisha për moratoriumin e skafeve.
Menjëherë pas deklaratës së selisë blu, mbi këtë çështje, Rama, akuzoi kryeministrin e vendit se, ka ndaluar mjetet lundruese, duke bërë që Shqipëria të jetë i vetmi vend të Mesdhe ku deti si jep asgjë ekonomisë.
Jemi i vetmi vend në Mesdhe ku deti s’i jep asgjë ekonomisë! Kryeministri ka ndaluar mjetet lundruese se e di detin govatë për t’u llokoçitur vetë dhe aq,- shkruan Rama në faqen e tij personale në Twitter.
Partia Demokratike denoncoi sot nismën e deputetëve socialist, që sipas kësaj force politike, me porosi dhe në interesa direkte të mafjas së trafiqeve, kanë ndërmarrë nismën për të anuluar moratoriumin e ndalimit të skafeve./ E. K./