E Diel, 1 Nëntor 2026

Sula: Qeveria ka rritur investimet në zonat rurale



Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, deklaroi dje në Kuvend se qeveria e djathtë ka rritur ndjeshëm investimet në zonat rurale. Ai tha se në qarkun e Elbasanit, ku është zgjedhur deputet, ka një shifër prej 20 milionë eurosh investim. Sipas tij, kjo shifër tregon qartë se qeverisja e djathtë ka investuar ndjeshëm në zonat e varfra në fshat. Sula theksoi se investimet janë bërë në infrastrukturë, me rrugë të reja, por edhe në rritjen e sipërfaqeve të mbjella. Ai shtoi se në rrethet e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Peqinit etj. ka një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së pemëtoreve, ullishtave apo vreshtave. Deputeti i PD-së tha se kjo ka ardhur si rezultat i stimulimit të fermerëve nga ana e qeverisë. Ai i cilësoi si shpifje të ulëta akuzat se qeveria ka harruar fshatin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›