E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Wall Street Journal”: “Zogby”, mashtruese me anketat e Obamës



Gjatë fushatës, sondazhet mund të ndërtojnë kredibilitet nga parashikimi me saktësi i rezultatit të zgjedhjeve. Pastaj, ato mund të ndërtojnë burime të ardhurash, duke përdorur këtë kredibilitet për të tërhequr klientë privatë. Këto analiza private shpesh kanë një axhendë dhe numrat e tyre nuk mund të testohen kundrejt një objektivi standard, siç është vota. Këto analiza mund të testojnë produktin e sondazheve. “Zogby International” vazhdimisht drejtoi një analizë për kritikë të Presidentit të zgjedhur, Barak Obama dhe pastaj, bashkë me një sponsor, interpretoi numrat nga analiza me model mashtrues. John Zogby, Presidenti dhe drejtuesi ekzekutiv i “Zogby International”, lëshoi një deklaratë në web-in e tij të martën, ku mbronte sondazhin e tij nga kritikat e shumta në blogjet e internetit dhe në disa media, duke thënë se “ne qëndrojmë nga rezultati i analizës së punës sonë mbi interesin e John Ziegler (drejtuesit të emisionit), ashtu siç ne qëndrojmë të gjithë nga puna jonë... Ne ishim pajtuar të testonim opinionin publik për një subjekt të veçantë dhe me jo fonde të pakta, dhe tamam ne këtë bëmë”.

Por të mërkurën, Zogby tha se ai ishte në një tur të programuar, kur kontrata ishte bërë dhe atëherë analiza kishte marrë drejtim dhe nuk mund të aprovohej sondazhi në atë formë që mori. “Kjo nuk është koha e përsosur për “Zogby International”, - tha ai dhe shtoi, - diçka, disi, rrëzoi plasaritjen përtej”. Ai tha se do të rishikonte incidentin me stafin e tij ditën e premte, për të përcaktuar çfarë kishte shkuar gabim. Megjithatë, Zogby mësoi nga rezultati i sondazhit të vet. “Ka informacion me vlera në këtë sondazh”, - tha ai. Sponsori i analizës, Ziegler, pati krijuar një web të quajtur “Si do të zgjidhet Obama?”, që thotë se fitorja e senatorit demokrat ishte bërë e mundshme nga lajmet e medias, por dështoi të informonte votuesit e munguar të Obamës dhe ata që shkonin pas tij me Joe Biden. Ekspertiza ishte bërë të mbështeste argumentin, si dhe të ishte paraqitur në një përmbledhje dokumentare nga Ziegler, “Neglizhenca e medias... Si do të zgjidhet Obama?”. Për të administruar ekspertizën, Ziegler u kthye nga Zogby, një kompani e cila kishte pasur disa suksese në sondazhet presidenciale, por gjithashtu kishte sjellë disa pasiguri në sponsorizimin e ekspertizave. Zogby pozoi 12 pyetje tek 512 votuesit e Obamës javën e kaluar dhe pastaj nxori rezultatet këtë javë në sitin e tij me një nëntitull “Ekspertiza gjen shumicën e votuesve të Obamës të kujtojnë trajtimin negativ të formulimit McCain-Palin, por luftojnë të korrigjojnë përgjigjen e pyetjeve për trajtimin e bashkuar Obama-Biden”.

Njoftimi i shtypit theksoi se të paktën 80 për qind e votuesve të Obamës e dinin se Palin kishte pasur shtatzënë vajzën adoleshente dhe ishte kandidatja e lidhur me gardërobën e saj prej 150 mijë dollarësh dhe se McCain ishte i pazoti të numëronte shtëpitë që kishte në zotërim. Ndërkaq, më shumë se 80 për qind nuk i dinin faktet e palakmueshme për Obamën, siç ishte përpjekja e tij e suksesshme për të pasur kundërshtarë të lëvizur nga rezultatet e votimit në garën e parë politike, dhe komentet e tij që kritikojnë interpretimin për energjinë politike. Ai mund që me të gjitha gjasat të falimentonte si industria e qymyrgurit. Ja ku është një rrugë alternative e paraqitjes së zbulimeve që në fund është e vlefshme. Atje ishin 10 pyetje, që ishin bërë për t’u përgjigjur me emrin e njërit prej kandidatëve. Pesë nga ato ngjarje ishin aktuale dhe bënin fjalë për tri muaj para zgjedhjeve, si pazotësia e McCain të numëronte shtëpitë e tij, vajza adoleshente shtatzënë e Palin, gardëroba e Palin, qëllimi i Obamës në rishpërndarjen e pasurisë dhe komentet e Bidenit se Obama duhet të testohet nga një krizë ndërkombëtare. Në këto pyetje, më shumë se gjysma e votuesve të Obamës identifikuan kandidatin e përfshirë (përqindja për pyetjen e fundit ishte më e ulëta, me 53.3 për qind dhe tek të tjerat ishte tek 80 %).

Pesë pyetjet e tjera tregonin ngjarje për komente gjatë zgjedhjeve paraprake ose nga dhjetëvjeçarë më parë, duke përfshirë edhe fushatën e parë të Obamës dhe ofrimin e Biden në Presidencialet e 1987-s, ku u akuzua për plagjaturë në shkollën e Drejtësisë dhe gjatë fushatës. Në katër pyetjet e tjera, pyetja e drejtë ishte zgjedhur më aktuale se ato të tri kandidatëve, por shumë votues, në shumë pyetje, shumica, ishin jo të sigurtë. Në tri pyetjet e tjera, më pak se 25 për qind e përgjigjeve ishin të sakta, nxitën Zieglerin të thoshte për “Fox News”, “se një grup majmunësh, në rast se ata do të pyeteshin, do ta kishin bërë më mirë se votuesit e Obamës”. Në ato pyetje, jo sepse votuesit e Obamës ishin jointeligjentë, por sepse ata ishin të painformuar. Një nga pyetjet për ngjarjet e vjetra, “ku kandidati tha se politikat e tij mund që me shumë mundësi të falimentonin industrinë e qymyrgurit dhe do prodhonte energji me çmim të lartë”, shumë nga votuesit ia adresuan McCain sesa Obamës. Gjithsesi, komentet e Obamës, të bëra në janar në një takim në San Francisko gjatë një kronike, i referoheshin falimentimit të industrisë së re të bimëve, jo të industrisë. Ai ishte duke folur për një sistem në atë emision, diçka që McCain e mbështeste gjithashtu. “Ne shkruam “sipas të gjitha gjasave” sepse ajo ishte shumë e thellë”, - më tha mua Ziegler. “Ne e kishim thjeshtuar atë dhe unë i qëndroj thjeshtëzimit të pyetjeve”, - tha më tej Ziegler. Duke folur për pyetjen e plagjaturës së Biden, Ann Selzer, një punonjëse sondazhesh në Des Moines, tha se “nuk është se të gjithë mbështetësit e zjarrtë të Obamës nuk e dinë këtë fakt. Unë mund të gjej një numër të ngjashëm për këtë tek mbështetësin e McCain që nuk e dinë këtë fakt”.

Ziegler pranoi se njerëzit ndoshta u ishin përgjigjur keq pyetjeve referuar ngjarjeve të vjetra. “Unë mendoj se është e vërtetë dhe mendoj se një pjesë e arsyes ishte se kishte kontrast”, - tha ai, i cili shtoi se “njëkohësisht shkon edhe çështja se lajmet e mediave kanë injoruar historinë e Barak Obamës dhe Joe Biden”. Kur u pyet se pse nuk iu referuar pjesës jo të mirë të kaluar së largët të McCain dhe Palin, ai tha: “Ndjeva se ato ishin 12 pyetjet më të mira që isha përpjekur t’i vendosja”. Ziegler i tha “Fox News” se ai kishte shpenzuar 13 mijë dollarë për sondazhin e tij, si dhe për filmin e shkurtër, të cilat do t’i përdorte në dokumentarin e tij. Tek “Fox News” sfidoi liberalët të financonin një sondazh të thjeshtë për mbështetësit e McCain. Ai tha se ishte i sigurt se mbështetësit e McCain do të bënin më të mirën. “Ata kanë informacionin e tyre, ndryshe nga tipi i medias, që nuk ishte në të njëjtën anë për Barak Obamën”. Zogby tha se nuk do ta aprovonte sondazhin pa përfshirë mbështetësin e McCain. “Një sondazh më i ndershëm mund të quhet kur ne të fokusohemi tek njerëzit e McCain”, - tha ai. Më tej shtoi se shumë prej pyetjeve nuk u urdhëruar ndershmërisht”.

(Të enjten, politika raportoi se Ziegler kontaktoi me Zogby-n këtë javë për të përsëritur sondazhin me mbështetësin e McCain, por ishte refuzuar papritur nga kompania e sondazheve. John Zogby tha se ai mund të formulonte pyetjet, për të pasur një tjetër sponsor ose disa, një nga e majta dhe një tjetër nga e djathta. Ziegler iu përgjigj: “Kjo nuk ra nëpër ndonjë “plasaritje”, ata thjesht u frikësuan... Tek sondazhi origjinal nuk kishte ndonjë gjë gabim”. Pas publikimit të këtij sondazhi shkroi një koment tek kjo çështje)

Një nga pyetjet e tjera të dy sondazheve i referohej dërgimeve të Tita Feyt tek Sara Palin. “Cilin kandidat mund të shikonte Rusinë nga shtëpia e tij?”, më shumë se vetë Palin dhe asnjë nga kandidatët nuk e gjeti saktë përgjigjen. Pyetjet e tjera kërkonin gjëra të thjeshta, nëse të pyeturit mund të përgjigjeshin se cila parti kontrollonte Kongresin para muajit të zgjedhjeve. Vetëm 43 për qind u përgjigjën korrektësisht se e zotëronin demokratët dhe 21 për qind nuk e dinin ose nuk janë të sigurt. Sean Hannity i “Fox News” e quajti “të frikshme”, por votuesit e Obamës kishin më pak njohuri se votuesit e tjerë, pasi vetëm 53 për qind e votuesve nga të dyja partitë morën një pyetje të ngjashme nga sondazhi “Pew” në maj, që u bë publik para një muaji. Pavarësisht nga përjashtimi i mbështetësve të McCain, edhe nëse pyetjet e sondazhit ishin përfaqësuese nga njohuritë e përgjithshme të fushatave, sondazhi nuk e demonstroi se lajmet e mediave favorizonin Obamën, por çdo media “shpalli Obamën fitues”. Asnjë pyetje nuk u adresua se si votuesit e gjetën informacionin ose si përgjigjet e pyetjeve influencuan në votat e tyre. Ndoshta do të ketë qenë se mbështetësit e secilit kandidat ndiqnin mediat që i binin shkurt për kandidatët e tyre dhe nxirrnin në kundërshtitë, ose thjesht atyre iu rikthyen njohuritë që konfirmoan pamjet e tyre për botën. Ndërkohë që “Washingon Times” në mënyrë të zgjuar nxori sondazhin, sipas të cilit “esencialisht, votuesit e Obamës i kujtonin mirë gjërat për Presidentin e zgjedhur dhe ato të këqija për fushatën e senatorit McCain”.

“Ndoshta njëra nga pyetjet duket të ngrejë çështjen se çfarë është çarë, në mënyrë të përgjithshme ç’ndikim ka media tek një votues i zakonshëm”, - tha Ziegler. Megjithatë ai tha se ishte i sigurt në nënvete se media fitoi me Obamën në zgjedhje. “Mundej Obama të kishte fituar pa i qëndruar media afër? Jo. Ai kurrë nuk do të mund të kishte fituar nominimin për kandidat. Ai është në mënyrë të padiskutueshme një krijim i medias”.

Pas kritikave të James Taranto, i cili i kritikonte pyetjet e Zogby-t si “mashtruese dhe tendencioze”, Zogby iu përgjigj duke thënë: “Një tërheqje e shpejtë dhe falje. Ishte një pyetje e tmerrshme. Ishte e gabuar. Këto gjëra ndodhin. Ne do të duam që këto gabime të ndodhin rrallë”.

Marrë nga gazeta amerikane “The Wall Street Journal”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›