E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDR: Ne zgjedhjet e 2009, ne koalicion me PD

Nenkryetari i Partise Demokrate e Re, Tritan Shehu, deklaroi dje se partite e vogla te djathta do te vazhdojne te jene pjese e koalicionit me PD-ne edhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem. Sipas deputetit te PDR-se, ne nje periudhe te dyte te gjitha partite e te djathtes ne vend pritet te nenshkruajne edhe marreveshjen per bashkepunimin e metejshem me PD-ne. "Nje marreveshje me shkrim mes krereve te partive te djathta per kete ceshtje, do te behet ne nje periudhe te dyte kohore, kur te kristalizohet vullneti i cdo force te koalicionit mbi te ardhmen dhe menyren e bashkepunimit", deklaroi Shehu. Sipas tij, ruajtja dhe forcimi i koalicionit per zgjedhjet e ardhshme eshte e vetmja menyre dhe garanci per te arritur fitoren e qendres se djathte. Shehu tha se brenda ketij koalicioni partite e djathta, natyrisht qe do te paraqesin kerkesat e tyre, ne menyre qe ai te funksionoj sa me mire."E rendesishme eshte deshira per te forcuar koalicionin, pastaj deri ne cfare elementesh dhe si do te percaktohen format e bashkepunimit te koalicionit, kjo lidhet me propozimet e cdo partie brenda ketij koalicioni", deklaroi Shehu, duke theksuar se partite do te gjejne menyrat per ta bere ate te funksionoj sa me mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›