E Diel, 1 Nëntor 2026

Kashar, Berisha ne inaugurimin e konsorciumit te sipermarresve italiane

Kreu i qeverise, Sali Berisha, mori pjese dje ne perurimin e konsorciumit te 35 sipermarresve italiane te rajonit te Venetos, rajoni i dyte me i zhvilluar ne Itali. Ky konsorcium i sapo peruruar eshte i vendosur pergjate autostrades Tirane-Durres, ne afersi te komunes Kashar. Ne kete ndermarrje, qe shperben per te promovuar dhe zhvilluar aktivitetet e ketyre sipermarresve ne Shqiperi, ishte i pranishem edhe ambasadori italian ne Shqiperi, Saba D' Elia, sipermarres te rajonit te Venetos dhe perfaqesues te tjere te pales italiane.

Ne ceremonine e perurimit, Kryeministri Berisha dhe ambasadori italian u shprehen te kenaqur se interesi i biznesit italian ne Shqiperi eshte gjithnje ne rritje, duke theksuar ketu edhe marredheniet e mira ekonomike dhe politike mes dy vendeve. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, Berisha deklaroi se gjithnje e me shume investimet e huaja ne vend po shtohen, duke theksuar se ndikim te madh ne kete kishin reformat fiskale te ndermarra nga qeveria qe ai drejtonte. Sipas Kryeministrit Berisha, reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare, si vendosja e takses se sheshte ne 10 per qind, nisma "Shqiperia 1 euro", apo dixhitalizimi i procedurave per lehtesimin e barrierave burokratike, e ka bere Shqiperine vendin me terheqes per investimet e huaja. Ne menyre te perseritur kreu i qeverise inkurajon bizneset e huaja per investime ne vendin tone, duke treguar edhe reformat qe qeveria ka ndermarr ne fushen fiskale.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›