USAID: Duhet te intensifikohet lufta kunder korrupsionit
Kryeministri Berisha i shoqeruar nga administratorja e USAID-it, Henrietta H.Fore, mori pjese diten e dje ne ceremonine e perurimit te zyrave te Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informimit (AKSHI). Kjo agjenci eshte krijuar ne prill te vitit 2007, ndersa rinovimi i ambienteve te saj u mundesua nga qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjate fjales se saj ne kete ceremoni, Fore, administratore e USAID-it dhe drejtore e Ndihmes se Huaj te SHBA-ve, vleresoi angazhimin e qeverise shqiptare dhe vete Kryeministrit per realizimin e ketyre objektivave ne kuadrin e qeverisjes elektronike. Sipas saj, kjo agjenci pritet te jete nje ndihme plus ne perpjekjet e qeverise per luften ndaj korrupsionit ne vend. Administratorja e USAID theksoi se keto masa te qeverise duhet te shoqerohen edhe me heqjen e imunitetit te deputeteve dhe gjykimit ne menyre te drejte dhe jo politike te ceshtjeve qe lidhen ata njerez, te cilet duke abuzuar me detyren kane shkelur ligje.
Nga ana tjeter, Fore u shpreh se qeveria shqiptare do te bleje nje sasi mallrash dhe sherbimet me vlere rreth 20 milione dollare nepermjet prokurimit elektronik. Kjo procedure, sipas saj, rrit transparencen dhe ul kostot per qeverine, duke perbere nje lajm te mire per bizneset si brenda ashtu dhe jashte Shqiperise. Ne fjalen e tij, Kryeministri Berisha e cilesoi diten e sotme si nje dite shume te rendesishme per shoqerine e informacionit ne Shqiperi, ndersa u shpreh se qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje per te sjelle Shqiperine ne moshen digjitale, si nje kusht vendimtar per t'u shkeputur sa me shpejte nga e shkuara dhe per t'u ofruar qytetareve shqiptare sherbimet me te mira dhe me te lira, si dhe per te bere me transparente qeverisjen ndaj tyre.
Po dje perfaqesuesja e USAID-it zhvilloi nje takim me Presidentin Topi.
Gjate takimit Presidenti Topi vleresoi rolin dhe bashkepunimin e frytshem shumevjecar te Shqiperise me USAID-in, duke shprehur mirenjohjen per ndihmesen e cmuar te kesaj agjencie ne projekte te fushave te ndryshme si ne ekonomi, shendetesi, bujqesi, kulture qe ne fillim te viteve '90-te ne Shqiperi per zhvillimin e demokracise dhe konsolidimin e institucioneve demokratike ne vendin tone.
F.Mejdini