Sulçe: Partizani ka tifozeri europiane
Sulmuesi i të kuqve shprehet entuziast për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, duke dërguar një falenderim për mbështetetjen e tifozëve
Atmosfera e ngjitjes në Superligë për Partizanin vijon ende edhe pse tashmë gjithçka duhet të përqëndrohet te përgatitjet për sezonin e ri. Sulmuesi i skuadrës së kuqe, Salvi Sulçe thekson se tifozeria ka qenë një shtysë shumë e fortë për skuadrën në këtë sezon.
Guerrils
Tifozeria jonë ka qenë në shkallën më të lartë të mundshme, ku të mahnit në çdo ndeshje. Mënyra e organizimit dhe e përjetimit të një ndeshje futbolli është e ngjashme si ajo e tifozerive europine.
Kemi një tifozeri unike në Shqipëri, e cila nuk ka reshtur kurrë duke na mbështetur në ecurinë tonë në këtë sezon, tha Sulçe. Sulmuesi i kuq shprehu emocionin e tij edhe në lidhje me ngjitjen në Superligë.
Ndjesia
Rikthimi në vendin që meritojmë është një ndjesi e veçantë për mua. Jemi kthyer atje ku duhet të jemi dhe atje ku kemi bërë historinë e madhe të klubit, tha Sulçe. Sulmuesi i skuadrës së kuqe ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka shënuar katër gola në në kategorinë e parë. 20-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës edhe në superligë.
Në ndeshjen e fundit në Lushnje, Sulçe luajti gjatë 90 minutave, duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen lushnjare, të cilën ai e vlerësoi me nota pozitive. Lushnja është një ekip i denjë për Superligën. Në ndeshjen e fundit ata treguan një lojë të bukur dhe me karakter.
Ngjitja në superligë është një ngjarje e madhe për të dyja skuadrat, tha Sulçe. Lojtarët e Partizanit janë në periudhë pushimesh në pritje të nisjes së sezonit të rid he fazes përgatitore.
