Sulimani në U-21 të Austrisë

Albania-Sport - Emin Sulejmani, sulmuesi shqiptar që luan në ekipin e ligës së parë të Austrisë, SV Ried është ftuar në përfaqësuesen e U-21 të Austrisë për ndeshjet miqësore me Gjermaninë me (23 03 2007, ora 18:00 në Wr. Neustadt) dhe kundër Zvicrës katër ditë më vonë në Locarno, gjithashtu si mysafirë. Shqiptari nga Kumanova është lojtar standart i ekipit të parë të U-21 të Austrisë, ndërsa edhe më herët ka veshur fanellën e austriakëve. Ai deri tani ka shënuar 3 gola për U-21, ku prej tyre 2 gola i ka shënuar në një miqësore me Gjermaninë, (3:2) dhe një gol Italisë (2:1)