E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulimani shënon, Salihi “zhduket” pa gjurmë

Nga Reshat Ibrahimi
Albania-sport - SV Ried fitoi me rezultat të thellë me skuadrën polake të kategorisë së parë Grodzisk Groclin (4-1), por autori i një goli ishte shqiptari nga Maqedonia Emin Sulimani (35'), që shënoi edhe golin e parë me një goditje të fuqishme me kokë nga 35 metra, aq sa ka habitur edhe të pranishmit në këtë takim. Ndërkohë që blerja dimërore e klubit austriak Hamdi Salihi nuk është aktivizuar në takimin e luajtur ditën e mërkurë në Belek të Turqisë, edhe pse trajneri Kraft kreu tetë ndërrime. Në sulm është aktivizuar Damjanovic, i cili në miqësoret e tjerra ka qenë zëvendësues i Hamdi Salihit. Sulimani kreu dhe një tjetër goditje të bukur me kokë, por topi përfundoi pak mbi shtyllën horizontale. Në të 65 Sulimani u zëvevendësua nga Illibauer. Ky ishte dhe goli i parë në miqësore i Sulimanit, ndërkohë që Hamdi Salihi ka shënuar 4 gola.
Pak ditë më parë Futbollisti shqiptar që luan te skuadra austriake Ried, Emin Sulimani është ftuar nga trajneri i U-21 të Austrisë për ndeshjen miqësore kundër U-21 të Italisë me 1 shkurt në Viarexho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›