Zyrtare/ Blerim Xhemaili 2 vjet kontratë me Bolton Wanders

Albania-sport - Blerim Xhemaili në fund të sezonit do të ndërrojë ekip dhe do të luajë në Premier League. Mesfushori i FC Zurih nënshkroi për skuadrën angleze Bolton Wanders. Lajmi jepet nga siti zvicerian blick.ch
20-vjecari nënshkroi me ekipin e pestë në renditje kampionatin maksimal anglez një kontratë dy vjecare me opsionin edhe për një vit të tretë. Pas ndeshjes ndërkombëtare miqësore të Zvicrës me Gjermaninë, Xhemaili fluturoi në Mancsester dhe prej andej në Bolton, kur nënshkroi dhe kontratën. "Bolton ishte zgjedhja ime e parë dhe unë jam i gëzuar për këtë. Është vendi i endrave të mia", citohet Xhemaili nga siti zvicerian.
Superliga zviceriane është në prag të rifillimit të kampionatit, por ajho që shtrohet si pyetje në median sportive të vendit helvetik është pyetja, se ka ndonjë ekip që do të përballojë kampionët aktualë, FC Zyrih, kapiten i të cilit është shqiptari 20-vjecar Blerim Xhemaili. Gjatë fillimit të sezonit FC Zurih nuk shkëlqeu, por tashmë është favoriti kryesor për fitimin e titullit, pasi kryeson renditjen aktuale me tetë pikë më shumë se ndjeksja me afërt. Një seri me shtatë ose tetë fitore dhe FC Zurih do të jetë kampionia e Zvicrës.