Sulka: Ja si do te shperndahet rritja e pageses per paraplegjiket
Vendimi me i fundit i qeverise Berisha, parashikon qe personat me aftesi te kufizuar para dhe tetraplegjike te perfitojne rreth 16.000 mije leke cdo muaj, per paketen higjeno-sanitare. Zv/ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kastriot Sulka, ka shpjeguar disa nga perfitimet, per kete kontingjent personash. Sipas tij, ne vitin 2005 per keta persona, ka pasur shume ndryshime. Duke filluar nga 1marsi, te gjithe keta invalide, do te perfitojne nga vendimet me te fundit te ekzekutivit. "Vetem ne dy vjet, ne kemi nje rritje ne 30 per qind per pagesen e ketyre te semureve. Po ashtu, eshte nje rritje per kujdestarine ne 35 per qind. Ne vitin 2005 ata nuk kane pasur asnje leke te alokuar dhe te marre nga para dhe tetraplegjiket, per paketen higjienike. Dhe sot ata marrin me paketen higjienike, 160 mije leke te vjetra", beri te ditur Kastriot Sulka, zv.minister i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Sipas tij, nje ndryshim tjeter qe do te behet gjate ketyre muajve, do te jete edhe skema e ndihmes ekonomike. Sipas Sulkes, do te rritet numri i perfituesve nga kjo skeme. "Skemen kemi vendosur qe te mos e cenojme, mos e prekim po ne rastet perkatese i parashikojme ndryshimet e legjislacionit, te cilen pothuajse e kemi te perfunduar. Me teper kemi qene te fokusuar te ato raste, te cilat bejne perjashtimin nga skema", shpjegoi Sulka. Sipas tij, tashme jane ngritur grupet e punes, qe do te identifikojne personat qe duhet te hyjne ne skemen e ndihmes ekonomike.