E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crans Montana, per te katerten here ne Shqiperi

Perfaqesues te biznesit shqiptar dhe ata te rajonit dhe me gjere, do te mblidhen ne Tirane nga data 26-28 mars, ne Forumin e katert Ekonomik te Crans Montanes, qe kete vit do te fokusohet ne sfidat e krizes financiare nderkombetare, sfidat gjeo-strategjike lidhur me energjine ne Evropen Juglindore, zhvillimin dhe permiresimin e investimeve te huaja, etj.

Forumi organizohet nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Unioni i Dhomave te Tregtise dhe industrise se Shqiperise dhe Forumi Crans Montane, ku vec te tjerave do te diskutohet dhe rreth ceshtjeve strategjike, si integrimi i Rrjeteve te Energjise, sistemi Bankar dhe Financa, vendi dhe Siguria Globale ne nivel rajonal.

ne axhenden e punimeve te ketij forumi vend te rendesishem parashikohet te zere diskutimi rreth aktiviteteve bankare dhe financiare ne Shqiperi dhe ne Evropen Juglindore, perballe krizes financiare nderkombetare, roli i organizatave financiare nderkombetare per zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja, etj. Ne kete eveniment ekonomik pritet te marrin pjese perfaqesues nga institucionet kryesore financiare nderkombetare, nga qeveri te ndryshme te vendeve anetare te BE-se dhe nga kompani te medha te huaja, te interesuara per investime ne Shqiperi. Qeveria shqiptare ka marre nje sere reformash per lehtesimin dhe thithjen e investimeve te huaja, per permiresimin e reformes rregullatore, liberalizimin e tregjeve, fleksibilitet ne sistemin fiskal, etj. Ftesa per anetaresim ne NATO si dhe MSA qe Shqiperia ka nenshkruar me BE-ne, jane nje tjeter nxitje, per rritjen e investimeve te huaja ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›