E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku rikuperohet ndaj USD

Monedha vendase leku, nis rikuperimin ndaj dollarit amerikan. USD, i cili ka dominuar ndaj lekut ne kembimet valutore gjate ketij muaji, ka nisur te humbase pike qe nga fillimi i kesaj jave dhe dje rezulton me humbjen e 3 pikeve kundrejt nje dite me pare. Nje dollar eshte blere sot me 97,5 leke dhe eshte shitur me 98 leke, nderkohe qe dje (18 mars) nje dollar blihej me 100,5 leke dhe shitej me 101 leke. Renia e dollarit ne tregun e kembimit valutor ndaj lekut, verehet dukshem edhe ne krahasim me nje jave me pare, ose me fillimin e kesaj jave. Keshtu, para nje jave nje dollar blihej me 102,3 leke dhe shitej me 102,8 leke, ndersa ne fillim te kesaj jave (16 mars) blihej me 101 leke dhe shitej me 101,5 leke. Ne krahasim me nje jave me pare dollari ka humbur afro 5 pike, ndersa ne krahasim me fillimin e javes ka humbur 3,5 pike. Ne vitin 2008 dollari e kishte kuoten me te larte ne kembimet valutore me lekun ne muajin nentor, kur blihej me 96,7 leke. Nencmimi i lekut ndaj euros dhe ndaj dollarit i ka shtrenjtuar dukshem sherbimet qe ofrohen ne euro, si cmimet e pasurive te paluajtshme dhe biletat e avionit dhe shume sherbime te tjera qe ofrohen ne valuten e perbashket. Por koston me te madhe e krijon tregu imobilar. Agjencite pohojne se, aktualisht nga nje renie te kerkeses per banesa te reja por nga ana tjeter, cmimi mbetet i pandryshuar per shkak te zhvleresimit te lekut. Renia e shitjeve te apartamenteve gjate vitit te kaluar me kater here, sipas Bankes se Shqiperise, ka krijuar nje sasi te konsiderueshme apartamentesh te pa dhena me qira ose te pa shitura. Keto apartamente ndikojne fort ne renien e cmimeve, por kursi i kembimit nga ana tjeter nuk eshte duke e bere reale kete renie. Nje tipar mbizoterues i huas ne Shqiperi, vecanerisht per ate per shtepi, eshte dhenia e saj ne monedhe te huaj, ndersa te ardhurat e huamarresve pergjithesisht gjenerohen ne leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›