E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia me jashte, ekonomia vendase perballon krizen

Pavaresisht krizes globale, ekonomia shqiptare ka shfaqur imunitet kryesisht ne treguesit e tregtise me jashte, te cilet pritej te rrezikoheshin me se shumti nga vala e krizes. Zv/ministri i Financave, Florion Mima dhe ai i Ekonomise, Eno Bozdo kane bere publike dje disa tregues, qe deshmojne per ecurine e ekonomise ne dy muajt e pare te vitit. "Shifrat jane vertete optimiste", u shpreh Bozdo. Ne fjalen e tij, Mima tha se, eksportet po pothuaj ne te njejtin ritem si vitin e kaluar, ndersa theksoi se ka nje renie te lehte ne eksportet shqiptare (mineralet, gure, bime medicinale, dru etj). "Gjate dy mujorit te pare te ketij viti jane eksportuar rreth 6 milione euro energji, vlere e cila ka kompensuar humbjen ne eksportet shqiptare", deklaroi Mima. Zv/ministri i Financave Publike, u shpreh se masat e marra nga qeveria si rimbursimi ne kohe i TVSH, zgjatja e afatit te sigurimit per aksidentet ne pune per punonjesit e rinj (kerkese e vete fasonisteve, heqja e deklarates se importit te shtetit prites, po japin tashme rezultatet e tyre. "Qeveria shqiptare eshte e vendosur te ndermarre masa te tjera lehtesuese ne dobi te biznesit", vijoi Mima, ndersa shtoi se "Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomise, po monitorojne me shume vemendje programin e kredise se bute 25 milione euro, ne dobi te SME-ve". Ne kete drejtim ai shtoi se qeveria po merr ne konsiderate ta rrise ndjeshem kete shume, nese programi do te vazhdoje me intensitetin dhe pozitivitetin e tanishem. Nderkohe zv/ministri i Ekonomise, Bozdo ne kuader te masave te ndermarra nga qeveria permendi kreditimin e interesave te kredise per ndertimin e 6000 apartamenteve, te cilen e konsideroi si nje mbeshtetje te ndjeshme per sektorin e ndertimit, si dhe u ndal edhe ne kreditimin per kolateralin e eksportuesve dhe per konkurueshmerine e tyre. "Te gjitha keto, jane masa konkrete qe po japin tashme efektin e tyre", deklaroi Bozdo. Ndersa zv/ministri i Financave, Mima theksoi se eksportet jane ne te njejtin nivel me vitin e kaluar, me nje renie fare te lehte prej 0.8 per qind. Prej vitesh eksportet jane rritur mesatarisht me 15-20% ne terma vjetore, por kriza ka pezulluar tregtine e mineraleve qe kane qene nje ze i rendesishem i eksporteve. Madje, ne total renia mund te kishte qene edhe me e madhe, nese nuk do te ishte kompensuar nga eksporti i energjise. Importet kane rene me 6 per qind ne vlere, ndersa ne sasi rezultojne me rritje 3 per qind, per shkak te renies se cmimeve ne tregjet nderkombetare. Kjo ecuri e tregtise ka ndikuar edhe te te ardhurat ne buxhet, qe per dy muajt e pare jane 3.7 per qind me te uleta se plani.

B.Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›