E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulltanat osman apo shqiptar?!

Saimir Lolja 

Gazeta "New York Times" e datës 26 Prill  1909 përcjell një lajm mbi sulmin e bërë  nga Turqit e rinj kundër Sulltanit, i cili  mbrohej nga 4000 ushtarë shqiptarë,  dhe dorëzimin e tij. Ekzistenca e 4000  ushtarëve elitë shqiptarë në rrethin më të afërt me  Sulltanin tregon se ata i përkisnin majës së piramidës ushtarake shqiptare që ishte nën petkun osman/turk. Mijëra e mijëra të tjerë sulmonin sulltanin si "turq të rinj"; ndër këta ishte edhe Esad Pashë  Toptani. Mijëra e mijëra të tjerë ishin në kryengritje  kundër osmanëve në tokat shqiptare, gjë që solli pas  tre vitesh pavarësinë e një shteti shqiptar. Pa llogaritur ushtarët me porosi, mijëra e mijëra ushtarë të  tjerë shqiptarë ishin të shpërndarë në tërë tokat e  zotëruara nga sulltanati osman. A nuk pati edhe mijëra e mijëra të tjerë në poste zyrtare të Sulltanatit,  që nga kryeministër e deri tek nëpunësi i thjeshtë,  të cilët në shumicën e rasteve vetëm vetes i  shërbenin? Vetëm ato 4000 ushtarë elitë shqiptarë  mund ta kishin kapur vetë sa hap e mbyll sytë sulltanin e qeverinë e tij dhe më pas, bashkë edhe me  shqiptarët e tjerë mund të bënin tërë popullsinë e  sullltanatit që edhe ëndrrat t'i kishin shqip. Ç'bënë  e ku ishin ato forca, për shembull, kur u sulmua  Shkodra dhe Janina gjatë luftës së parë ballkanike  më 1913? ai ka pas ndaluar interesi vetjak dhe  shpirtvogëlsia ato ushtarakë e zyrtarë shqiptarë  që të bëheshin "bukëshkelës" ndaj sulltanatit dhe të  bëheshin kultivues të farës arbërore shqiptare? a janë ndjerë ata të shqetësuar po të dëgjonin për një  gjë të lartme siç është ardhmëria  e Shqipërisë arbërore? A kanë qenë të lidhur brenda vetvetes prej  besës shqiptare që patën përdorur? A e kanë patur ato ushtarakë e zyrtarë fuqinë, dëshirën,  vullnetin, njohurinë dhe kuptimin  për t'u kthyer apo për t'i shërbyer  kudo ku ishin vendit të origjinës,  Arbërisë, Shqipërisë, gjuhës shqipe? A ka mundësi ta kenë men-duar atë? A mbeti jeta e vepra e  tyre një mburrje apo thashethem edhe sot e kësaj  dite? Një shembull i mbarënjohur dhe heroik është  ai i Gjergj Kastriotit, i cili pasi u kthye bashkoi princat shqiptarë dhe organizoi arbërit në një shtet ar-bëror. A nuk ishin shqiptarët e asaj kohe të cilët edhe  pas vdekjes së Gjergj Kastriotit e mbajtën vendin  të lirë edhe 10 vjet të tjera, deri kur ra kështjella  e Shkodrës më 1478. Pa atë luftë mbrojtëse që  bënin shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit  dhe princave të tjerë, bie fjala, a do të kishte patur  Leonardo da Vinçi dhe vepra të tij? A janë mirënjohës italianët, evropianët e mbarë bota për ato  sakrifica që bënë shqiptarët për të mbrojtur zhvillimin njerëzor dhe kushtet e rilindjes europiane?  E thënë ndryshe, shqiptarët  humbën në fillim të shekullit  XX atë që njihet tani si Turqi.  ashtu si më 1821-1832 kur  për shkaqe të ngjashme dhe  të një lufte fetare midis shqiptarëve të besimit mysliman dhe atyre të krishterë,  shqiptarët humbën atë që  sot quhet Greqi. Si rrjedhojë,  doli një shtet i përbërë nga  shqiptarë ortodoksë fundamentalistë që ndryshe njihen tani si grekë. A nuk  ndodhën ato humbje tek shqiptarët për shkak  të menduarit e të jetuarit në nivel ekzistence, të  lënies në mëshirë të fatit? A nuk ndodhën për  shkak të mungesës së një ideje, libri dhe shkolle  qendrore kombëtare, të mungesës së një qendre  apo rrjeti kombëtar që duhej të përkujdesej për  qenien, sigurinë dhe natyralizimin kombëtar? a nuk ndodhën për shkak të mungesës së një gjuhe  të përbashkët të shkruar dhe të përhapur nëpërmjet librave e shkollave kombëtare? Përpjekjet e  rilindësve shqiptarë në shekullin XIX, e para së  gjithash të arbëreshëve të italisë së Jugut të  cilët qenë të parët që i ranë kambanës së zgjimit kombëtar, kanë qenë titanike. Po aq titanike  kanë qenë përpjekjet për formimin e një shteti  shqiptar të pavarur më 1912, i cili u cungua më  shumë se gjysma edhe pse shqiptarët me vullnet të lirë deklaruan për një Shqipëri të pavarur  sipas kufijve etnikë të përvijuar në katër vilajetet  e dukshme shqiptare që ekzistonin brenda Sulltanatit osman. A nuk është hapi i parë për të zhdukur një popull fshirja e kujtesës së tij, shkatërrimi  i librave, kulturës, traditës e historisë së tij? A nuk  është hapi i dytë ai i caktimit të disave të shkruajnë  libra e të përhapin rrëfime të reja të stisura për  atë popull, i krijimit të ndjenjave, zakoneve dhe  emocioneve të reja, i krijimit të një kulturë të re  gjuhësore dhe të menduari, domethënë i shpikjes  së një historie të re gjoja të trashëguar? A nuk  ndihmohet ky qëllim duke i ndryshuar gërmat me  të cilat shkruhen emrat e njerëzve, duke vendosur  prapashtesa tek ato emra, duke ndryshuar kështu  shqiptimin dhe tingëllimin e atyre emrave? 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›