Sulm homofobik ndaj partnerit te Elton John

Bashkëshorti i Sër Elton John-it, David Furnish, është vendosur në qendër të një sulmi homofobik në FB, pas publikimit të lajmit se çifti i bleu një vilë me vlerë 1,3 milion stërlina fëmijës së porsalindur.
Një numër mesazhesh ofenduese në llogarinë e Furnish-it mbërritën pasi u bë e ditur se do të jetë vetë stilisti ai që do të konceptojë të gjithë ambientet dhe mobilimin e vilës në Los Anxhelos.
Sër Elton John dhe partneri i tij 48-vjeçar, David Furnish u lidhën në martesë në vitin 2005. Ata u shndërruan në prindër të një fëmije të lindur një ditë pas Krishlindjeve, nga një nënë me identitet të panjohur, veza e së cilës ishte fekonduar me materjalin gjenetik të këngëtarit.