E Shtunë, 31 Tetor 2026

ABBA-t pranojne mundesine e rikthimit

Grupi legjendar muzikor ABBA mund të ribashkohen për një koncert bamirësie, bëri të njohur shtypi anglez gjatë ditës së sotme.

Shpresat u ngritën pasi lajmin e pranoi vetë këngëtarja 60-vjeçare e grupit, Agnetha Faltskog. Arena O2 në Londër është favoritja për të pritur këtë eveniment.

Për herë të fundit, grupi është paraqitur në skenë së bashku 28 vjet të shkuara. Kërkesat për bileta, nëse lajmi do të konfirmohet, pritet të arrijnë një numër rekord.

Agnetha deklaroi në një gazetë suedeze një ditë më parë se: “Do të ishte diçka e bukur që të ribashkoheshim dhe të këndonim së bashku. Mendoj se mund të bënim diçka të tillë qoftë për një ditë, mbase për një kauzë të drejtë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›