E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm i dyshuar amerikan ne Pakistan, viktima

Dy sulme te dyshuara amerikane kane goditur sot nje fshat pakistanez ne kufi me Afganistanin duke vrare te pakten 12 persona, shumica e tyre militante.

Lajmin e kane bere te ditur burime nga inteligjenca pakistaneze. Trupat amerikane kohet e fundit ka shtuar operacionet ne kufirin afgano-pakistanez kunder talebaneve dhe militanteve te Al Kaedes.

Ne kete zone dyshohet se fshihet edhe kreu i organizates terroriste, Osama bin Laden.

Zyrtare pakistaneze kane bere te ditur per “Associated Press” se dy raketa qe mendohet te jene leshuar nga ushtria amerikane nga territori afgan kane qelluar nje fshat ne Waziristanin verior pak perpara se te erresohej. Nje prej raketave ka vrare 12 persona, identiteti i te cileve nuk eshte bere ende i ditur.

Zedhenesi i ushtrise pakistaneze ka bere te ditur se per ngjarjen kane filluar hetimet, por nuk mund te konfirmohet ende autoresia e sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›