Wall Street mbyllet me humbje

Pas kontraktimeve te dites se sotme, Wall Steet eshte mbyllur me humbje. Treguesi Dow Jones ka humbur 1.50 perqind duke shkuar ne kuoten e 10325.38 pikeve.
“Nasdaq” eshte pakesuar me 1.48 perqind duke u kuotuar me 1947.39 pike, ndersa “S&P500” u zvogelua me 1.35 perqind duke shkuar ne 1099.23 pike.
Ne tregun e valutave te Nju Jorkut, ne mbyllje te Wall Street, euro eshte shkembyer me 1.3797 dollare.
Dhoma e Perfaqesuesve ne SHBA votoi sot me 263 vota pro dhe 171 kunder planin 700 miliarde dollaresh per te shpetuar sektorin financiar te Amerikes. Plani u miratua pasi Senati shtoi 100 miliarde dollare nga taksat ne projektligjin financiar. Me pas plani mori edhe firmen e presidentit Bush.
Wall Street pas lajmit per kalimin e projektligjit pati nje rritje te ndjeshme, por qe deri ne fund te dites se kontraktimeve, treguesit rezultuan me humbje.