E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 6.4 miliarde dollare arme Taivanit

Shtetet e Bashkuara do t’i shesin Taivanit 6.4 miliarde dollare arme. Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Robert Wood deklaroi se Kongresi, i cili duhet te jape aprovimin, eshte njohur me planin dje ne mbremje.

Ai theksoi se Administrata pret nje miratim te shpejt te paktit. Projektligji perfshin nje varietet armatimi amerikane ne te cilin perfshihen sistemi antirakete Patriot III, helikoptere Apache, raketa Harpoon dhe raketa antitank Javelin.

Marreveshja me Taivanin u arrit disa muaj me pare, nderkohe qe Wood deklaroi se “politika amerikane per te furnizuar me arme per t’u mbrojtur Taivanin perfshihet ne Aktin e Marredhenieve”. “Kjo marreveshje per shitjen e armatimit eshte nje faktor kyc qe do te sjelle siguri dhe stabilitet ne kete vend”, shtoi ai.

Marreveshjet per armatimin e Taivanit kane pasur gjithnje kundershtimin e Kines. Pakti eshte arritur ne kohen kur SHBA-ja ka te nevojshme mbeshtetjen e Kines ne lidhje me programin berthamor te Iranit dhe Korese se Veriut.

Por Wood deklaroi se vendimi i qeverise amerikane nuk eshte nje surprize per Penianin. Uashingtoni ka deklaruar gjithmone se do te mbroje Taivanin nese sulmohet nga Pekini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›