Kriza, McCain: Nevojiten masa te metejshme

Megjithate ai deklaroi se eshte e nevojshme te merren masa te metejshme per riperteritjen e ekonomise. “Ky plan nuk eshte perfekt”, eshte shprehur ai vetem pak pas aprovimit te projektligjit nga Dhoma.
“Ekonomia jone eshte perseri keq, shume keq dhe nevojiten veprime te metejshme. Nuk ka nevoje per kriza qe te nxitesh kete vend te veproje”, theksoi McCain.
Plani i shpetimit ka pasur mbeshtetjen e kandidatit republikan si dhe te rivalit te tij Obama. Te dy pretendentet per kreun e Shtepise se Bardhe kane bere thirrje para votimit qe plani te miratohet.
Kane qene pikerisht republikanet qe nuk binin dakord me planin fillestar te Bushit per te financuar institucionet financiare ne nevoje, nga qeveria federale.
Me modifikimin e planit fillimisht Senati dhe me pas Dhoma dhane mbeshtetjen e tyre per projektligjin e ri.