Spanje, shperthim bombe prane gjykates

Nje shperthim bombe eshte degjuar naten e sotme ne ambjentet e jashtme te nje gjykate ne Tolosa, rajon bask ne veri te Spanjes.
Ngjarja ndodhi rreth ores 01:15, vetem 60 minuta pasi nje zedhenes i ETA-s paralajmeroi Departamentin Bask per Trafikun, se do te ndodhte shperthimi.
Bomba ishte vendosur ne nje cep te nderteses. Nuk dihet ende nese ne vendngjarje ka viktima.
ETA e cila akuzohet per vdekjen e 820 personave ne fushaten e saj 40-vjecare te shperthimeve dhe vrasjeve zakonisht i paralajmeron sulmet perpara se te ndodhin.
Viktima e fundit e organizates baske ka qene nje ushtar i vrare pasi shpertheu nje autobombe jashte nje shkolle ushtarake ne veri te rajonit autonom te Kantabrias, me 22 shtator.