E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me bombë në Nigeri, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë këtë të dielë, pasi një kamikaz shpërtheu veten në bordin e një makine pranë një kishe në qendër të qytetit të trazuar nigerian të Josit.

Shpërthimi ndodhi ndërsa në kishë po mbahej një meshë. Një reporter i “Reuters” ka arritur të identifikojë dy trupa, por “AFP” citon një prift, i cili ka konfirmuar tre viktima dhe të paktën dhjetë të plagosur.

Sulmet ndaj kishave janë shndërruar në një fenomen shqetësues në veriun e vendit më të populluar afrikan (me 140 milionë banorë), i përçarë nga një luftë sektare gjithmonë e më e fuqishme.

Ndonëse askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë vepër, besohet se sulmi është organizuar nga organizata e Boko Haram, një lëvizje terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën.

Ishte pikërisht Boko Harami organizata që organizoi një zinxhir shpërthimesh në Jos në ditën e Krishtlindjeve, duke vrarë 80 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›