Rusi, opozita manifestime kundër Putin

Zhvillohet sot në Moskë manifestimi i katërt i opozitës në shesh kundër kryeministrit Vladimir Putin, vetëm një javë nga zgjedhjet presidenciale që shohin Putin si favorit me mbi 50%. Raportohet se turma e protestuesve ka zgjedhur një formë proteste të përdorur në vitin 1989 në tre vende balltike, asokohe të Bashkimit Sovjetik, për të kërkuar pavarësinë e Moskës, ku një zinxhir me njerëz, të mbledhur rreth e rrotull do të mbahen përdore përgjatë “Kozlo”, unaza e kopshteve që rrethon kryeqytetin.
Kjo do të jetë protesta e katërt madhore që prej nisjes së fushatës presidenciale. Një organizim i tillë vjen vetëm një javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ku kryeministri Putin kërkon një mandat të tretë në krye të Kremlinit, pas atyre të realizuar në vitet 2000-2008.
Zinxhirët njerëzorë janë parë për herë të parë në lëvizjet që sollën pavarësinë në vendet balltike në vitet 1989, kur atëherë protestohej ndaj Moskës për dhënien e pavarësisë. Pavarësisht kundërshtive në rritje brenda vendit dhe polemikave për zgjedhjet parlamentare jashtë standarteve, të mbajtura në fillimin e vitit, Putin duket se ka një avantazh të qartë ndaj të gjithë rivalëve të tjerë.
Një tjetër sondazh i kryer më parë gjatë javës tregoi se aktualisht 59-vjeçari zotëron 65% të preferencave, i ndjekur nga komunistët, kandidati i të cilit pritet të sigurojë rreth 20% të votave.