E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, shpërthen granata, plagosen 3 vëllezër

3 fëmijë të mitur, vëllezër me njëri tjetrin kanë mbetur të plagosur rëndë pas shërthimit të një granate në duart e tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Bardhaj i komunës Kaçinar në Mirditë. Fëmijët po luanin me njëri tjetrin në oborrin e shjtëpisë, por kësaj herë loja e tyre ka qene tepër e rrezikshme.

Mësohet se vëllezërit me iniciale B. Ç, M. Ç dhe J. Ç përkatësisht 13, 10 dhe 6 vjeç kanë marrë plagë të rënda në trup nga shpërthimi i granatës dhe janë transportuar menjëherë për në spitalin ushtarak të Tiranes nëpërmjet helikopterëve, ku u janë nënshtruar ndërhyrjeve të specializuara.

Pas shpërthimit, fëmijët janë gjendur nga prindërit e tyre të përgjakur në oborrin e shtëpisë, të cilët të alarmuar i kanë dërguar fillimisht në spitalin e Rrëshenit, por më pas nga plagët e marra është kërkuar ndihma e helikopterëve për dërgimin e tyre drejt Tiranës.

Ende nuk është saktësuar fakti sesi ka mbërritur në duart e fëmijeve granata, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›