E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Ja prioritetet në krye të METE-s

Ministri Edmond Haxhinasto ka paraqitur sot para mediave prioritet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. Sipas Haxhinastos prioriteti kryesor i kësaj ministrie do të jetë tërheqja e investimeve të huaja.

“Në bashkëpunim edhe me AIDA-n ne do të prezantojmë një guidë për investimet në Shqipëri që do të japë informacion mbi mënyrën, arsyet dhe vendin ku duhet të investohet por duke identifikuar edhe sektorët në avantazh dhe rajonet që duhet të investohet në mënyrë që ta bëjnë Shqipërinë tregun më atraktiv në rajon” theksoi Haxhinasto.

Gjithashtu sipas Haxhinastos, reforma rregullatore mbetet prioritet ku gjatë këtij viti do të përfundojë edhe sistemi i inspektimit. “Reforma rregullatore është një reformë shumë komplekse që do të ketë një impakt në përmirësim e klimës së bisnesit si dhe për reduktimin të burokracisë” shtoi ai.

vijon..
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›