Spanja ndryshon “kursin”, shumë pak para në merkato
SPANJE- Na ishte njëherë “parajsa financiare” spanjolle. Sezoni i ri futbollistik duket se do ta gjejë Spanjën me të njëjtat skuadra si në sezonin e shkuar, teksa lëvizjet në merkato duken gjithnjë e më të pakta, për të mos thënë afër zeros. Nëse në Itali shpenzohet pak prej vitesh, përjashto Juventusin, në Primera Divizion askush nuk ka dëshirë të derdhë ndonjë euro për forcimin e skuadrës. Deri më tani, në kampionatin spanjoll janë harxhuar për blerje lojtarësh vetëm 31,5 milionë euro, madje shumica prej tyre, rreth 14 milionë, u shpenzuan nga Barcelona për të blerë nga Valencia mbrojtësin anësor Zhordi Alba. Merkato e Realit të Madridit duket se është në stanjacion total, pavarësisht interesimit për Luka Modriç, ndërkohë që sheiku i Malagas Al-Thani, akoma nuk e ka vendosur dorën në portofol.
Kurs i ndryshuar
Shifrat e këtij edicioni të merkatos janë vite dritë larg nga ato të vitit të shkuar në kampionatin spanjoll. Në 2011-tën, gjatë merkatos së verës, klubet e këtij vendi shpenzuan 358 milionë euro, duke u kaluar vetëm nga Premier Liga Angleze me 553 milionë dhe Italia me 465 milionë euro. Seria A këtë vit është kthyer në një supermarket për klubet e mëdha të Evropës, teksa vetëm Paris Sent Zhermen ka blerë tre prej yjeve më të spikatur: Ibrahimoviç, Tiago Silva e Laveci, pa harruar Verratin, për të cilin tratativa vazhdon. Në Spanjë ndërkohë po bëjnë rolin e spektatorit. Edhe kampionati rus apo ai turk e kanë kaluar La Ligën, ashtu si edhe Divizioni i Dytë i Anglisë. Çudia e të gjithëve ka qenë Reali i Madridit, por Zhoze Murinjo e konsideron skuadrën e tij të ndërtuar dhe nuk ka ndërmend t’i kërkojë presidentit Florentino Perez përforcime të tepërta. Madje, synimi i madrilenëve është të shesin një pjesë të futbollistëve.
Kriza
Përgjigja e këtij stanjacioni në tregun e futbollistëve në Spanjë gjendet pikërisht te kriza e sistemit bankar, një mbështetje gjithnjë e fuqishme e klubeve të mëdha, gjë që reflektohet edhe në strategjitë e futbollit. Reali i Madridit dhe Barcelona e kanë patur gjithnjë të lehtë të merrnin çeqe të mbushur me zero për të blerë lojtarë, por tani u duhet të përshtaten me një situatë të re, që nuk mund të linte pa prekur futbollin. Për momentin, si Reali, ashtu edhe Barça, duken larg 10 klubeve më aktive në merkato, ndonëse përherë kanë qenë në majë të saj. Barcelona ka në teori edhe 26 milionë euro për të shpenzuar, duke qenë se nga buxheti total prej 40 milionësh, janë harxhuar vetëm 14 për Albën. Ndoshta e vetmja skuadër që mund të lëvizë disi ujrat në Spanjë është Malaga e sheikut Abdullan Bin Nassar Al-Thani, kushëriri i sheikut që ka marrë pronësinë e Paris Sent Zhermen.
REALI
Afro 350 milionë euro shpenzoi Reali i Madridit tre vjet më parë, duke blerë futbollistë si Ronaldo, Kaka, Ksabi Alonso, Arbeloa, Benzema apo Albiol. Me Murinjon erdhën edhe emra si Di Maria, Ozil e Khedira, pa harruar të rinjtë Kallehon e Koentrao.
(m.a/a/Latifi/BalkanWeb)