E Hënë, 2 Nëntor 2026

Irak, Gjenerali amerikan akuzon Ministrinë e Brendshme

Gjenerali Benjamin Mixon, një nga ushtarakët më të lartë amerikanë në Irak, akuzoi Ministrinë e Brendshme irakiane se po dëmton përpjekjet e amerikanëve për të vendosur paqen në një nga provincat më të trazuara të vendit duke bllokuar rekrutimin e policëve.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme irakiane po bllokojnë prej muajsh rekrutimin e 6 000 oficerëve të policisë që vijnë nga komunitete sunite, shiite dhe kurde të pronvicës Diyala, pavarësisht nga miratimi i kryeministrit irakian Nuri al-Maliki, theksoi gjenerali I divizionit.

"I kemi lënë kohë qeverisë të veprojë", deklaroi ai në një videokonferencë që nga Iraku, duke i vlerësuar përçarjet fetare, sidomos ato në Ministrinë e Brendshme, shkaktare të këtyre bllokimeve.

Provinca Diyala, që shtrihet në lindje dhe në veri të Bagdadit, po ndeshet me fluks rebelësh që vijnë nga Al-Anbari, ku kryetarët e fiseve luftojnë me grupe sunite ekstremiste të lidhur me Al-Kaidën, shpjegoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›