Rusi-SHBA, debate mbi sistemin anti-raketor
SHBA-të kanë hedhur poshtë krahasimin e bërë nga Presidenti rus, Vladimir Putin, për sistemin mbrojtës raketor në Europën Lindore se eshte i ngjashem me krizën e Kubës në vitin 1962. "Për ne, gjendja e krijuar është teknikisht shumë e ngjashme me atë të vitit 1962. Për dallim nga bazat në Vietnam dhe në Kubë, të cilat u tërhoqën dhe me këtë u eliminua edhe problemi, tani është krejt ndryshe. Kërcënimi për vendin tim po krijohet në kufijtë tanë", ka thënë Putin.
Por përfaqësues të qeverisë në Uashington deklaruan se ka ndryshim të qartë mes sistemit mbrojtës të planifikuar të SHBA-ve dhe raketave të stacionuara në kohën e Bashkimit sovjetik në Kubë. Sekretari amerikan i mbrojtjes,Robert Gejts i vlerësoi deklaratat e Putinit si shqetësuese.