Sulm në Nigeri, vdesin 25 persona

25 persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur në një atentat që ndodhi i ekstremistëve islamikë në rajonin e Maiduguri, në verilindje të Nigerisë.
Sipas mediave online, autoritetet kanë bërë përgjegjëse Boko Haram, një grup i cili ka kryer sulme ndaj disa selive të policisë.
Atentatet kanë ndodhur në një bar publik,ku ndodheshin shumë njerëz.